Në Shqipëri vdekjet tejkalojnë lindjet. Zhvillimet demografike në vend janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, duke sinjalizuar një përkeqësim të numrit të popullsisë në shumicën e rretheve të vendit.
Përse në Shqipëri vdekjet tejkalojnë lindjet?
Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana ishte rajoni me rritjen natyrore më të lartë të popullsisë në vitin 2020. Ku numri i lindjeve ishte 2258 persona më i lartë se numri i vdekjeve. Ndërsa në anën tjetër Korça ishte rajoni që shënoi uljen më të madhe të shtimit natyror të popullsisë. Ku numri i vdekjeve gjatë vitit 2020 ishte 883 më i lartë se lindjet. Tirana, Dibra, Durrësi dhe Kukësi ishin të vetmet në vend me rritje natyrore të popullsisë. Ndërsa Elbasani, Lezha, Berati, Gjirokastra, Shkodra, Vlora, Fieri dhe Korça të gjitha shënuan një rënie natyrore të popullsisë në 2020. Trendi negativ u përkeqësua nga pandemia Covid-19. Nga 12 qarqe në total vetëm në katër prej tyre shtimi natyror i popullsisë ishte më i lartë se vdekjet. Ndërsa në 8 vdekjet e tjera ishin më të larta se lindjet.
Shqipëri: të moshuarit kalojnë numrin e të rinjve
A do të ndryshoje trendi në të ardhmen?
Në vitin 2011, Shqipëria ishte një vend ku kishte më shumë burra sesa gra. Kjo tashmë ka ndryshuar në vitin 2019, pasi në Shqipëri raporti gjinor qëndron në 99.8 burra për çdo 100 gra. Sipas parashikimeve të azhurnuara, raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave që arrijnë deri në 89.1 burra për çdo 100 gra. Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe mosha e saj mesatare pritet të arrijë 42.1 vjet, në 2031. Ky proces i plakjes shoqërohet me një rritje të shpejtë të koeficientit të varësisë së të moshuarve.
Shqipëri: të moshuarit kalojnë numrin e të rinjve
Situata aktuale në Shqipëri
Shtimi natyror i popullsisë po përkeqësohet vit pas viti, por pandemia Covid-19 e përkeqësoi atë më tej gjatë vitit 2020. Kjo pasi vdekjet në të gjithë vendin u rritën me rreth 26%, ndërsa lindjet u ulën me 1.7%. Gjatë vitit 2019, shtimi natyror ishte vetëm 6624 persona, krahasuar me vetëm 470 njerëz në vitin 2020. Në vitin 1990, rritja natyrore ishte 64,000 njerëz në vit, ose gati 137 herë më e lartë se në 2019.
Rreth viteve 90-të kur vdekjet nuk kalonin lindjet
Në vitin 1990 kemi pasur 82.000 lindje krahasuar me 28.000 lindje në 2010, ose gati tre herë më pak se tre dekada më parë. Në vitin 1990 kishim 18.000 vdekje në vit, ndërsa në 2019 kishte mbi 27.600 vdekje në vit. Kjo, për shkak të plakjes së popullsisë, duke përjetuar një rritje prej 20% në krahasim me 1990. Demografët raportojnë se rënia e numrit të lindjeve është një element i rrezikshëm për rënien e popullsisë dhe i pakthyeshëm. I pakthyeshëm, pasi për rënien e popullsisë për shkak të imigracionit mund të ketë shpresë për rimëkëmbje. Zhvillimet demografike në realitet janë shumë më negative sesa parashikimet e popullsisë të publikuara nga INSTAT për periudhën 2019-2023. INSTAT parashikoi që shtimi natyror i popullsisë do të ishte mbi 3200 persona në 2031. Gjithsesi, 10 vjet larg këtij synimi rritja natyrore ishte vetëm 470 persona.
Emigrimi, shkak parësor i rënies demografike në Shqipëri